Bayerni triumfon ndaj Sportingut në Champions League

Bayern Munich ka hapur me fitore javën e 6-të të Fazës së Ligës në Champions League, duke mposhtur 3-1 Sporting Lisbonën në “Allianz Arena”.

Pas humbjes ndaj Arsenalit në ndeshjen e kaluar, kampionët e Gjermanisë u rikthyen te suksesi falë golave të Gnabry-t, Karl-it dhe Tah-ut, ndërsa miqtë përfituan vetëm nga autogoli i Kimmich.

Mbrëmje pozitive edhe për Olympiacosin, që në temperaturat e ulëta të Kazakistanit arriti fitoren e parë sezonale. Grekët triumfuan 1-0 ndaj Kairat Almaty, duke marrë tre pikë me shumë vlerë në garën e grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?