Bayerni zbarkon në Torino për të rrëmbyer De Ligt, Juvja kërkon të paktën 90 mln euro
Bayern Munich e ka seriozisht për Matthijs de Ligt teksa në orët e ardhshme pritet që klubi gjerman të dërgojë në Torino Salihamidžić për të nisur tratativat.
Futbollisti konfirmoi dëshirën e tij për t’u transferuar te Bayerni pas tre sezonesh në Serie A, por gjermanët duhet të plotësojnë kërkesat e Juventusit, të paktën 90 milionë euro, përfshirë bonuset.
Sot, pas kontakteve të javës së fundit, gjithçka do të jetë më e qartë. Chelsea mbetet në dritare, kurioz për të kuptuar se sa larg do të shkojë Bayern Munich.
Emri i parë që do të zëvendësojë holandezin sipas Tuttosport mbetet Kalidou Koulibaly, por një sy është dhe te Gleison Bremer, për të cilin Interi mbetet më i favorizuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

