Bayerni zyrtarizon rinovimin e kontratës me Thomas Muller

Thomas Muller do vijojë të jetë pjesë e Bayernit deri në vitin 2024. Kontrata e gjermani me bavarezët përfundoi përpara dy ditëve, ndërsa sot është firmosur kontrata e re. Lajmin e rinovimit me sulmuesin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan se “Muller qëndron në shtëpi”.

“Kampioni i rekordeve qëndron me kampionët e rekordeve. Bayern dhe Thomas kanë rënë dakord për një rinovim të kontratës deri në 2024-ën. 32-vjeçari ka qenë pjesë e klubit që në moshën 10-vjeçare, duke progresuar në çdo grupmoshë që ka luajtur, përpara se të bashkohej me grupin parë në 2008-ën. Asnjë lojtar në historinë e Bundesligë nuk ka ngritur trofe më shumë se Muller”, shkruajnë kampionët e Gjermanisë.

Këtë sezon, Muller ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 20 asiste, duke qenë vendimtar në rezultatet e Bayern në titullin e 10-të radhazi kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?