BBC: Rritja e futbollit të Kosovës, falë zemrës që pulson, Fadil Vokrrit

BBC i ka kushtuar sot një vëmendje të posaçme, fitores së fundit të ekipit kombëtar të Kosovës kundër Republikës Çeke.  Gazetari i BBC, Patrick Jennings i BBC Sport ka bërë një reportazh nga Prishtina për të gjetur burimin e asaj force dhe të atij entuziami që po e ngre shkallë shkallë ekipin e një shteti aq të ri që ka vetëm tre vjet i pranuar në UEFA. Patrik Jennings thotë se e ka gjetur: Buron nga Fadil Vokrri.

Patrick Jenning shkruan:

“Gjatë gjithë ditës, fjala “mrekulli” dëgjohej pa pushim.  Ndoshta ata mijëra njerëz që derdheshin rrugëvetë Prishtinës, sapo kishin parë një tjetër. Ishte shtatori 2016 kur Kosova luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të shtunën, ata patën rezultatin e tyre më të rëndësishëm akoma, një fitore 2 – 1 në shtëpinë e tyre ndaj Çekisë. Është vrapimi më i gjatë në Evropë. Kosova tashmë ka një shans shumë të mirë për të arritur në Euro 2020. Dhe kualifikimi i tyre i radhës i pret të martën në 19:45. Ata po i gëzohen perspektivës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vend me rreth 1.8 milionë banorë bëri fushatë tetë vjet rresht që të pranohej si anëtare e FIFA dhe UEFA-s në 106-ës. Procesi filloi menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia në shkurt të 2008. Disa vende, përfshirë Serbinë, ende nuk ia kanë njohur ekzistencën.

Që  një kombi i ri dhe i trazuar në zemër të Ballkanit duhet të shkëlqente në etapat më të mëdha të futbollit nuk ishte ëndërr e një njeriu të vetëm. Por aty është një figurë që nderohet mbi gjithë të tjerët dhe historia e tij ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi kaq special.

Ai ishte thelbësor në fushën e Kosovës për njohjen si një komb me futboll dhe është një hero në vendin e tij. pas vdekjes së tij vitin e kaluar në moshën 57 vjeç,stadiumit kombëtar iu vu emri i tij në shenjë nderimi: Stadiumi Fadil Vokrri.

Ai shumë njerëz këtu, jeta e Vokrrit u shenjua nga lufta që ende ziente në këtë rajon deri 20 vjet më parë. Nga cikli i hidhur i hakmarrjes dhe përplasjes dhe tensionet midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve që ekzistonë dhe sot.

E megjithatë Vokrri ishte një nga shumë të rrallët, ndoshta i vetmi, që qe në gjendje të komunikonte në mes të përçarjeve të thella që kushtuan aq shumë jetë njerëzore. Futbolli ishte gjuha e tij.Image

Fadil Vokrri konsiderohet futbollisti me i mire qe ka nxjerre Kosova

Image

Delegacioni i Kosoves duke qare pas anetaresimit nga UEFA ne maj 2016
Image

Salihu dhe Vokrri duke pritur ne Kongresin e Budapestit anetaresimin e Kosoves ne UEFA ne maj 2016

Image

Gramoz Vokrri me babane e tij
Image

Presidenti historik i Kosoves, me Fadil Vokrrin, qe e mbeshteti ne perpkjet diplomatike per Kosoven

Image

Fadil Vokrri me gruan dhe femijet ne France gjate luftes ne Kosove

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?