Beckham bën kërdinë, “plaçkit yjet” e Europës për Interin në Amerikë

Si futbollist David Beckham mbahet mend me klasin që e karakterizonte duke fituar trofe të rëndësishëm me klubet më të mëdha në Europë si Reali, Milani, Manchster United apo edhe Psg.

Tashmë anglezi si president dhe njëkohësisht një nga pronarët e Inter Miami, ekip që do të debutojë këtë sezon në MLS, synon që të jetë i suksesshëm edhe jashtë fushave të blerta. Beckham po përgatit një ofertë marramendëse për të marrë Luka Modricin nga Real Madridi dhe Edinson Cavanin.

Këtë lajm e ka konfirmuar e gazeta spanjolle “Marca”. David për ti bindur 2 yjet e futbollit botëror po përgatit një ofertë joshëse me motivin për ti transferuar në kampionatin amerikan të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?