Beckham dhe familja e tij në telashe, u arratisën për festa në SHBA
Një arratisje e bujshme, ajo që mediat britanike ia atribuojnë David dhe Victoria Beckham. Sipas “Daily Mail”, e gjithë familja e tyre udhëtoi për në Miami në fshehtësi për të festuar Vitin e Ri, pa respektuar rregullat e rrepta të bllokimit në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar.
Për të anashkaluar bllokimin, Beckham zgjodhi të largohej në Ditën e Krishtlindjeve dhe një aeroplan privat, në mënyrë që të shmangnin thyerjen e hapur të kufizimeve të reja anti-Covid të vendosura nga Kryeministri Boris Johnson.
Beckham së bashku me fëmijët Brooklyn 21 vjeç, Romeo 18, Cruz 15 dhe Harper 9, kaluan fillimin e Vitit të Ri në rezidencën familjare të së dashurës së djalit të tyre të madh, Nicola Peltz, në Miami. Një rezidencë me vlerë mbi 30 milionë euro në pronësi të Nelson Peltz, një biznesmen amerikan dhe babai i nuses së ardhshme. Brooklyn dhe Nicola do të martohen vitin e ardhshëm.
Burime pranë familjes Beckham këmbëngulin se çifti nuk ka bërë asgjë të keqe pasi David do të udhëtonte për në punë për të ndjekur ekipin e Inter Miami, një ekip ku është bashkë-pronar, teksa së fundmi humbi dhe një betejë ligjore ndaj Interit të Milanos. /R.Lika-Koha Jone/