Beckham: Messi është unik, Ronaldo nuk e arrin nivelin e tij

David Beckham së fundmi është bërë pjesë e debatit se kush është më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ish-mesfushori anglez anon nga argjentinasi duke treguar edhe disa nga arsyet sipas tij.

“Messi është i vetëm si futbollist klasi, është e pamundur që dikush të bëhet si ai. Si futbollist asnjë nuk është i ngjashëm me te.

Cristiano Ronaldo nuk i arrin nivelet e tij, Messi është diçka tjetër. Mund të kenë ngjashmëri në teknikë dhe talent. Është fantastike që ata të dy luajnë në të njëjtën periudhë.  Gjithsesi Messi është thjeshtë futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi mesfushori anglez.

Beckham nuk është përballur asnjëherë me pasuesin e tij te United, ndërkohë që me “Pleshtin” u përballë njëherë kur ishte te PSG në vitin 2013. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP