Beckham përfundon në spital, për faj të një dëmtimi … para 22 viteve

Pak ditë para përballjes mes Inter Miami dhe Paris Saint-Germain në kuadër të Botërorit për Klube, presidenti i klubit amerikan, David Beckham, është detyruar të hyjë në sallën e operacionit.

Siç raporton The Sun, ish-kapiteni i Anglisë është operuar për një frakturë të pashëruar mirë në dorë, e cila daton që prej 22 vitesh, gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.

Sipas burimit britanik, në kohën e dëmtimit ishte vendosur një perno metalike për stabilizim, por me kalimin e viteve ajo ishte zhvendosur dhe kishte filluar të shkaktonte dhimbje të forta në parakrah. Mjekët vendosën për një ndërhyrje kirurgjikale, e cila është kryer me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi u bë publik përmes një fotoje të publikuar nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, ku ish-futbollisti shfaqet në një shtrat spitali me krahun e fashuar. Bashkë me foton, Victoria postoi edhe një mesazh të ëmbël: “Shërim të shpejtë babi”, si dhe një varëse me të njëjtën mbishkrim, si simbol mbështetjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beckham pritet të jetë i pranishëm për ndeshjen e shumëpritur të skuadrës së tij kundër PSG-së më 29 qershor, por këtë herë me dorën e fashuar.

The footballer's family gave him a sweet 'get well soon' gift.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?