Beckham zbulon dëshirën e madhe, kërkon Messin dhe Ronaldon në ekipin e tij

David Beckham mund të plotësojë ëndrrën e shumë tifozëve të futbollit për të parë në një skuadër dy super yjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ish-futbollisti anglez ka në pronësi klubin e Inter Miami. Plani i tij është që në të ardhmen, jo shumë të largët, të ketë në ekip dy “jashtëtokësorët”.

“Kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Mautuidi që na shtojnë shkëlqimin, por në të ardhmen duam që të sjellim edhe emra të tjerë të njohur. Leo dhe Cristiano janë më të mirët e 15 vitve të fundit në saj të punës së tyre të madhe. Ka shumë pak fat në këtë arritje. Ne gjithmonë duam që të sjellim lojtarë të mëdhenj. Miami është një skuadër tërheqëse për këto lojtarë, përfshirë edhe Messin e Ronaldon, që aspirojmë t’i sjellim”, deklaroi Beckham.

Sigurisht dëshirat e tij janë të mëdha, por edhe për disa vite vështirë se do i realizohet. Messit i përfundon kontratë këtë verë, por ai dëshiron që të luajë ende në nivele të larta, ndërkohë që Ronaldo në anën tjetër edhe nëse largohet nga Juventusi do të vijojë aventurën në një tjetër ekip evropian. Pas dy apo tri sezonesh, ku i dihet, gjithçka mund të ndodhë … /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP