Befason Atletico Madrid, shet talentin Carrasco dhe Nico Gaitan në Kinë
Në mënyrë të papritur Atletico Madrid ka lajmëruar se ka arritur marrëveshjen për shitjen e dy futbollistëve të saj, Yannick Carrsco dhe Nicolas Gaitan.
Klubi spanjoll dhe kinezët e Dalian Yifang chino kanë arritur marrëveshjen për transferimin e dy lojtarëve të cilët do të largohen në lindjen e largët. Sipas Madrilenes “AS” për kartonin e belgut Carrasco kinezët kanë paguar 30 mln euro, ndërsa për Gaitan 18 mln euro.
25% e kartonit të Carrasco-s do t’i shkojë Monaco-s, si pjesë e marrëveshjes kur Atletico e bleu nga francezët në vitin 2015.
24-vjeçari është përshëndetur sot me shokët e ekipit dhe nesër do të udhëtojë drejt Kinës aty ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.
E kuptueshme deri diku lëvizja e Gaitan i cili është 30-vjeç, por e njëjta nuk mund të thuhet Carrsco-n. Belgu është cilësuar shpesh si një nga talentet më të mira të Europës, por me këtë lëvizje vështirë se ndonjëherë do të bëhet më i mir.
E befasishme gjithashtu edhe marrëveshja që Atletico ka bërë për largimin e dy lojtarëve të saj në këtë fazë të sezonit të cilët ndonëse nuk ishin pjesë e formacionit ishin zëvendësuesit e parë për Simeone-n.
KOHA JONË SONDAZH

