Befason Dani Alves: Unë binda Neymar të lëvizte? Është krejt e kundërta

Janë të shumtë ata që kanë supozuar se Dani Alves luajti rol në transferimin e Neymar te Paris SG, por mbrojtësi brazilian ka deklaruar se është pikërisht e kundërta, ndonëse ai ishte i pari që firmosi me klubin francez.

Kjo nuk duket shumë e besueshme duke pasur parasysh atë që tha Neymar gjatë prezantimit, se ai kishte vendosur të lëvizte nga Barcelona vetëm dy ditë më herët.

“Ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit, jam unë ai që duhet të jem mirënjohës, sepse Neymar ishte ai që më bindi të vija te PSG”, tha Alves pas fitores 2-0 me Amiens.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk kam të bëj me transferimin e tij. Thjesht i thashë që duhej të ishte i lumtur. Ardhja ime nuk ishte e planifikuar, por nëse ai ishte në gjendje të më bindte, do të thosha se kjo ka ndodhur ngaqë po e mendonte edhe vetë të vinte këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alves foli edhe për ndikimin që ky transferim mund të ketë në ish-klubin e tyre, Barcelonën.

“Të humbasësh një lojtar me talentin e tij është goditje, por kështu e ka futbolli. E njëjta gjë ndodh kur Barcelona merr lojtarë të mirë nga skudrat e tjera, megjithatë duhet të jetë e qartë që unë dhe Neymar nuk lëvizëm për pará. Ne lëvizëm se kishim ambicie dhe për sfida të reja”.

Për krahasimin që është bërë me ikjen e Luis Figos, Alves tha se është bërë diçka ndryshe, sepse Figo la Barcelonën për të shkuar te Real Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?