Begaj ka përdorur substancën stanozolol, pezullohet përkohësisht nga çdo aktivitet
Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut. Pasi u shpall kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping. Federata Botërore ka sqaruar se Begaj ka dalë pozitive me substancën stanozolol pas analizave antidoping dhe është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet.
Kampionia e Botës ka kërkuar që të hapet testi B gjë që do të bëhet në Montreal në Kanada ku do të jetë e pranishme edhe vetë peshëngritësja Begaj. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj pezullohet për doping dhe për të njëjtën substancë.
KOHA JONË SONDAZH

