Bejtullai: Do të japim maksimumin për të mposhtur Kosovën!
Egzon Bejtullai është njëri prej lojtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që do të sfidojë Kosovën në datën 8 tetor në Shkup. Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës ka besim te skuadra e tij, dhe ka paralajmëruar Kosovën se Maqedonia e Veriut do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar.
“Pres kualifikim në Kampionatin Europian. Nëse duam fitore ndaj Kosovës duhet të japim maksimumin. E respektojmë si kundërshtar, por objektivi dhe dëshira jonë janë të ditur. Kemi skuadër të shkëlqyer që luan bashkë qe një kohë të gjatë.
Ne jemi profesionistë, secila ndeshje ka rëndësinë e vet, por asgjë nuk do të na ndalë nëse luajmë ashtu si duam. Dhe në fund do ta përsëris se nëse luajmë ashtu si dimë do të arrijmë te fitorja”, u shpreh Bejtullai.