Bekim Balaj viziton “Elite Youth Development Academy”, zhvillon seancë stërvitore dhe takim të hapur me futbollistët e rinj

Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të “Elite Youth Development Academy”, FSHF organizoi një takim të hapur me futbollistët e rinj të akademisë, ku i ftuar special ishte Bekim Balaj, ish-sulmues i Kombëtares shqiptare dhe lojtari aktual i Vllaznisë.

Aktiviteti kishte në fokus motivimin e talenteve të reja përmes shembujve konkretë dhe të suksesshëm. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Balaj ndau përvojën e tij si futbollist profesionist, që nga fillimet në Shkodër e deri te paraqitjet me fanellën kuqezi, përfshirë pjesëmarrjen historike në “Euro Francë 2016”.

Ai theksoi rëndësinë e punës së përditshme, përkushtimit dhe durimit, duke u dhënë të rinjve disa këshilla praktike për rrugën që i pret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas diskutimit, futbollistët e akademisë patën mundësinë të zbresin në fushë për një seancë stërvitore ndryshe. Bekim Balaj, së bashku me trajnerin e Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, zhvilluan një seancë të përbashkët, duke sjellë një eksperiencë të veçantë për të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Bekim Balaj viziton “Elite Youth Development Academy”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?