Belgjika eliminon Portugalinë e Ronaldos me një “perlë” të Thorgan Hazard (VIDEO)

Belgjika siguron një biletë për në çerekfinale, teksa ka fituar minimalisht 1-0 në Sevilje ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Portugalia. Cristiano Ronaldo në këtë mënyrë i jep lamtumirën Evropianit, ndërkohë që belgët do të sfidojnë Italinë në fazën tjetër.

Ndeshja nisi më mirë për Portugalinë që dha sinjalin e parë në minutën e 6-të me Diogo Jotën, i cili kërcënoi portën e belgëve. Skuadra e Santos ishte më dominuese teksa në të 25-të do të ishte Cristiano Ronaldo që kërcënoi portën e belgëve me një goditje nga distanca, por frenua nga një hedhje e bukur e Courtois. Belgjika në krahun tjetër e ka të vështirë gjetjen e hapësirave. Në minutën e 42-të, nga një aksion pa shumë pretendime, Thorgan Hazard lëshon një goditje të fortë që përfundon në trekëndëshin e Rui Patricios, i cili nuk arrin që ta ndalë me gjithë hedhjen.

Një gol fantastik nga vëllai i Eden Hazard që tregoi se dhe ai ka kualitetin për të bërë diferencën. Fillimi i fraksionit të dytë nuk sjell aspak lajme të mira për Belgjikën De Bruyne pëson një dëmtim duke u detyruar që të braktis fushën e lojës. Portugalia provon të ndryshojë diçka në formacion, duke hedhur në fushë Bruno Fernandes dhe Joao Felix. Në minutën e 58-të, do të ishte Diogo Jota që do të ishte një shans të artë brenda zonës, por goditja do të përfundonte mbi traun e portës.

Në 20 minutat e fundit luzitanët shtuan ndjeshëm aksionet sulmuese, edhe pas aktivizimit të Andre Silvës. Nuk do të mungonte as tensioni me Lukakun dhe Pepeq ë bëhen protagonist, gati deri në përleshje fizike në fushë. 8 minuta nga fundi Courtois ndali me vështirësi një goditje me kokë të Ruben Dias. Pak sekonda më pas Guerreiro do të ndalej vetëm nga shtylla pas një tentative në hyrje të zonës. Me gjithë rastet e shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP