Belgjika fiton miqësoren ndaj Kroacisë, vendos goli i Lukakut (VIDEO)

Belgjika arriti që të fitonte minimalisht 1-0 miqësoren ndaj Kroacisë, një rivali ndjeshëm më të fortë se Greqia ndaj të cilëve u ndal në një barazim 1-1 pak ditë më parë.

Në përballjen mes “Djajve të Kuq” dhe përfaqësueses ballkanase vendosi gjithçka një gol i Romelu Lukakut në minutën e 38-të.

Të dy trajnerët hodhën në fushë formacionet më të mira të mundshme pasi kjo përballje u shërbeu edhe si një test gjeneral para startit të “Euro 2020”.

SHKARKO APP