Belgjika kualifikohet në barazimin pa gola, Ukraina i thotë lamtumirë Europianit

Nuk prodhoi fitues sfida mes Ukrainës dhe Belgjikës, e vlefshme për Grupin E, e cila u mbyll në barazim pa gola. Ky barazim, është si fitore për belgët, që sigurojnë kalimin e grupit, nga vendi i dytë me 4 pikë.

Ukraina e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë dhe eliminohet nga Europiani. Sa i përket ndeshjes, pavarësisht rasteve të shumta për shënim, asnjëra nga kombëtaret nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.

Pjesa e parë foli më shumë për Belgjikën, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Ukraina iu afrua golit të fitores, por Casteels mbajti portën e paprekur, për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij.

SHKARKO APP