Belgjika shtyn kualifikimin për në Botëror, ndalet nga Kazakistani

Belgjika do të duhet të presë edhe pak për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror 2026. “Djajtë e Kuq” të Rudi Garcias, pa yjet e dëmtuar Lukaku, De Bruyne dhe Courtois, nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Kazakistanit, në Nur-Sultan.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me Satpayev, ndërsa Belgjika barazoi në fillim të pjesës së dytë falë golit të Vanaken në minutën e 48-të. Kazakistani mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 77-të, pas kartonit të kuq të Chesnokov, por Belgjika nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Pavarësisht barazimit, Belgjika mbetet në krye të Grupit J me dy pikë avantazh ndaj Maqedonisë së Veriut. Të martën, skuadra belge do të ketë mundësinë të vulosë kualifikimin, teksa pret në shtëpi Lihtenshtajnin tashmë të eliminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?