Belgjikë-Itali do të arbitrohet nga një gjyqtar që vjet ka qenë i arrestuar!

Caktimi i arbitrit Slavko Vincic për ndeshjen Belgjikë-Itali që do të luhet në “Allianz Arena” ka shqetësuar italianët. Gjyqtari slloven ka qenë nën hetim prej gati një viti, por doli i pastër.  Më parë ai ka arbitruar ndeshje të një niveli modest si Spanjë-Suedi apo Zvicër-Turqi, asnjëherë më parë nuk ka arbitruar një ndeshje të një niveli të tillë.

Vincic vitin e kaluar ishte pjesë e një festë në të cilën u arrestuan 35 persona nga policia për tregti të drogës, trafik armësh dhe prostitucion. Në mesn e tyre ishte edhe gjyqtari, i cili shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me ta, ndërkohë që e cilësoi si gabimin më të madh të jetës së tij. Për bashkatdhetarin e presidentit të UEFA-s Ceferin nuk pati asnjë akuzë të ngritur, gjithsesi dyshimet për të janë të mëdha. Një ndeshje e një niveli të tillë mes Belgjikës dhe Italisë meritonte një gjyqtar më të pastër. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP