Belgjikë-Marok mbyllet me gol pjesa e parë, por arbitri e anulon (VIDEO)
Belgjikë-Marok është mbyllur pa gola në 45 minutat e para. Skuadra e Martinez e nisi më mirë ndeshjen duke u shfaqur shumë rrezikshëm në minutat e para me një shans shumë të mirë që pati Batshuayi, por tentativa e tij pasi u devijua përfundoi jashtë kuadratit.
Me kalimin e minutave, Maroku fitoi më shumë terren. Në minutën e 35-të, Achraf Hakimi me një inkursion shumë të mirë në krahun e djathtë, goditi shumë fortë, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën e portës së Courtois.
Në fundin e pjesës së parë, Ziyech do të shënonte, por arbitri e anuloi me VAR për shkak se një nga shokët e tij ishte në pozicion të parregullt.