Bellingham është fenomenal, përmbys me dy gola Barcelonën në “El Clasico”

Spektakël dhe emocione në “El Clasico”, por triumfues del Real Madridi me një super futbollist si Jude Bellingham. Ylli anglez realizoi dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2.

Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, ndërkohë që shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.

Skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në minutën e 68-të me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Anglezi shënoi një perlë nga distanca, ndërkohë që në shtesë bëri gjithçka mirë në zonë.

Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 rgola. Reai ngjitet në krye me 28 pikë, po aq sa Girona, me 3 pikë më shumë se Barcelona.

 

SHKARKO APP