Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë nuk e presin aspak mirë

Jude Bellingham u kap duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani. Mesfushori i Real Madridit u pa duke ndërruar bluzat me Asllanin teksa skuadrat po largoheshin drejt tunelit, një veprim që zakonisht ndodh pas përfundimit të ndeshjes.

Ky moment shkaktoi reagime të menjëhershme nga tifozët, të cilët e panë ndërrimin e fanellave gjatë pjesës së parë si të pazakontë për një ndeshje zyrtare. “Bellingham po ndërron fanellën në pushim? Këtë e bën në fund të ndeshjes!”, shkroi një tifoz i revoltuar. Ndërkohë një tjetër komentoi: “Është ndeshje ndërkombëtare, çfarë po bën?!”.

Shpejt reagimet u kthyen në humor. Një përdorues postoi imazhin e trajnerit të Nottingham Forest, Sean Dyche, me mbishkrimin e famshëm “utter woke nonsense”, një meme e përdorur shpesh në debatet për futbollin modern. Të tjerë shpërndanë foton ikonike të Roy Keane me shikimin e tij të zemëruar, duke ironizuar situatën: “Bellingham shkëmben fanella në pushim…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?