Benfica eliminon Juventusin nga Championsi, Milani fiton në Kroaci (VIDEO)

Juventus tashmë shtë zyrtarisht jashtë Champions League. Bardhezinjtë pësuan një tjetër humbje të rëndë 4-3 në transfertën ndaj Benficës në Portugali dhe tashmë i thonë lamtumirën këtij kompeticioni.

Andre Silva, Joao Mario me penallti dhe një dopietë e Rafa Silvës gjunjëzuan ekipin torinez, që ishin drejt turpërimit. Gjithsesi të rinjtë e shpëtuan në pjesën e dytë. Moise Kean shënoi në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën, Milik dhe McKennie krijuan iluzione për miqtë.

Milani mori një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Dinamo Zagreb. Gabia zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën, Leao, Giroud dhe një autogol i Ljubicic do të vulosnin fitoren e thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali mori një fitore surprizuese 3-1 ndaj Real Madridit. Gvarduil, Nkunku dhe Werner ishin autorët e golave për ekipin gjerman, ndërkohë që Vinicius Junior dhe Rodrygo shënuan për madrilenët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dortmundi dhe City nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, ndërkohë që PSG shkatërroi 7-2 Maccabi Haifa. Mbappe dhe Messi shënuan nga një dopietë personale. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?