Benfica një “makth” për Juventusin, e ka mundur thuajse gjithmonë!

Benfica vazhdon të mbetet një “makth” i vërtetë për Juventusin në përballjet direkte në arenën europiane. Në nëntë ndeshje zyrtare të luajtura mes Kupës së Kampioneve, Kupës UEFA, Europa League dhe Champions League, bardhezinjtë kanë arritur vetëm një fitore të vetme.

Suksesi i fundit dhe i vetëm i Juventusit ndaj portugezëve daton më shumë se 30 vite më parë, në mars të vitit 1993, kur skuadra e drejtuar nga Giovanni Trapattoni triumfoi bindshëm 3-0.

Golat atëherë u shënuan nga Kohler, Dino Baggio dhe Ravanelli. Ajo fitore i hapi rrugën Juventusit drejt kualifikimit në gjysmëfinale, pavarësisht humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, për të vazhduar më pas deri te fitimi i trofeut, me suksesin në finale ndaj Borussia Dortmund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para dhe pas atij episodi të artë, bilanci i Juventusit ndaj Benficës ka qenë negativ, me disa humbje dhe vetëm një barazim të hidhur në vitin 2014. Statistikat konfirmojnë se për bardhezinjtë, Benfica mbetet një kundërshtar historikisht shumë i vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?