Benfica u eliminua nga Reali, por Mourinho e ndoqi sfidën nga një vend i veçantë

Benfica u eliminua mbrëmjen e kaluar nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2-1 ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Sfida vendimtare u zhvillua pa praninë e trajnerit Jose Mourinho në pankinë. Tekniku portugez ishte i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë në Portugali, duke e detyruar ta ndjekë përballjen nga jashtë fushës.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, stafit të klubit madrilen i ishte përgatitur një vend i posaçëm Mourinhos në tribunat e stadiumit, por ai zgjodhi të mos hynte fare në impiant. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri e ka ndjekur takimin nga autobusi i skuadrës, i parkuar pranë stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i tij për të qëndruar larg tribunave ka tërhequr vëmendjen e mediave, në një mbrëmje që përfundoi me zhgënjim për skuadrën portugeze dhe fundin e aventurës së saj në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?