Benitez fshihet pas Ancelottit, javë vendimtare për stolin e Real Madrid

Sfida me Getafen në “Santiago Bernabeu” mund të jetë e fundit për trajnerin Carlo Ancelotti në stolin e Realit të Madridit. Në përfundim të një sezoni zhgënjyes pa asnjë trofe, Presidenti Florentino Perez nuk mund të vazhdojmë më bashkëpunimin me italianin, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2016. Suksesi një vit më parë në Champions nuk është i mjaftueshëm për numrin një të klubit madrilen, që sipas mediave spanjolle ka zgjedhur Rafa Benitez si pasardhës të Ancelotit. Trajneri aktual i Napolit ka lindur në Madrid dhe ka një lidhje të hershme me Los Blancos dhe për më tepër ka fituar shumë eksperiencë në 12 trofe të rëndësishëm si trajner. Nëse bisedimet me Benitez nuk mbyllen me sukses, Perez ka si alternativa Klopp, Emery dhe Michel.

E ardhmja e Benitez, para se të dilte në skenë Reali i Madridit, mendohej se do të ishte në Angli, por një ofertë nga klubi më i madh në Spanjë nuk mund të refuzohet, 55-vjeçari do të kërkojë më shumë kohë për t’i kthyer një përgjigje përfundimtare West Hamit dhe Manchester United.

Një rezultat surprizë i një sondazhi të kryer me tifozët e Realit  mund t’ia ndryshojë mendjen presidentit Florentino Perez në lidhje me Ancelottin. Rreth 43.91% e të të anketuarve janë pro qëndrimit të trajnerit italian te Reali, duke lënë pas me një diferencë të madhe Jurgen Klopp, i cili ka marrë pëlqimin e 28.89% të pjesëmarrësve në anketë. I treti renditet Michel me 12.15%, më pas vjen Benitez me 7.81% të votave, thuajse në të njëjtën kuotë me Uny Emeri. Mbështetja që tifozët e Realit i japin Ancelottit mund ta ndryshojë mendjen presidentit Perez, i cili nuk mund të rrezikojë me një vendim që nuk pëlqehet nga ambienti madrilen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti: Besoj se do të qëndroj

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a do të qëndrojë apo jo Carlo Ancelotti në stolin e Realit të Madridit? Gjithcka do zbulohet mes ditës së dielë së hënës, kur është programuar një takim mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit 55-vjeçar. Kompanitë e basteve e japin si të sigurtë kalimin e Ançelottit te Milani në verë por vetë tekniku emilian nuk ndan të njëjtin mendim me ata që në lojë vënë paratë. Ançelotti  shpreson dhe beson ende se do të qëndrojë në stolin e Los Blancos.

“Ende nuk kam folur me klubin dhe as drejtuesit nuk kanë biseduar me mua. Vazhdoj të mendoj se do të jem unë trajneri i Realit të Madridit edhe në të ardhmen, derisa klubi të më thotë diçka tjetër. Të Dielën ose të Hënën do të mblidhemi me drejtuesit dhe ata do të marrin një vendim për sa i përket të ardhmes time. Nëse qëndroj do të ishte diçka fantastike pasi kjo është edhe dëshira ime. Nëse jo atëherë do ti kujtoj gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme dy vitet që kalova këtu”.

Në konferencën për shtyp nuk u fol fare për ndeshjen e radhës që Reali do ta ketë ndaj Getafes këtë të Shtunë. Më pas Ançelotti u përpoq t’i vendosë një notë sezonit që ka zhvilluar Reali si dhe dha opionionin e tij për disa futbollistë në veçanti. – “Notën është më mirë ta vendosë klubi. Pjesa e parë e sezonit ishte një rekord më vete për ne. Ndërsa më pas mund të kishim bërë edhe më mirë. Luftuam deri në fund por fakti është se e mbyllëm sezonin pa asnjë trofe. Kroos dhe James? Kanë zhvilluar një sezon të mirë. Ishte vetëm viti i parë për ta në Madrid dhe u përshtatën shumë mirë. Besoj se të dy e kanë ndihmuar jashtëzakonisht ekipin. Reali ka blerë dy futbollistë që do ti shërbejnë shumë në të ardhmen. Ronaldo? Nuk mbaj mend se sa shumë gola ka shënuar ai. Cristiano bëri gjithçka për ekipin, nuk mund të kërkonin më shumë nga Ronaldo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?