Benzema feston fitimin e “Topit të Artë” me super të dashurën amerikane (FOTO LAJM)
Karim Benzema më në fund arriti që të fitonte “Topin e Artë” pas një sezoni fantastik me Real Madridin. Futbollisti francez ishte protagonist absolut në sezonin e fundit në ekipin merengues, duke e merituar plotësisht këtë vlerësim.
Sulmuesi francez në mbrëmjen e madhe u shoqërua nga e dashura e tij e re, nga Ameirka, Jordan Ozuna. Bukuroshja 32-vjeçare ka punuar si kameriere në Las Vegas, ndërkohë që tashmë është e angazhuar në botën e modelingut.
Pas fitores ata kanë udhëtuar së bashku në avion, ndërkohë që mbanin me vete dhe “Topin e Artë”. /R.Lika-Koha Jonë/