Benzema mban në ankth Realin, sulmuesi francez në rrezik për duelin ndaj PSG

Edhe pse kanë kaluar 17 ditë nga dëmtimi kundër Elches, Karim Benzema vijon të punojë veçmas nga shokët e ekipit. Në Spanjë raportojnë se sulmuesi francez është ende larg gjendjes së tij më të mirë, kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga dueli ndaj PSG.

Los Blancos shpreson që ai të stërvitet me grupin që nga nesër ose e premtja, për të luajtur më pas disa minuta në duelin ndaj Villarealit.  Ancelotti është në ankth për një nga futbollistët më kryesor të skuadrës, pasi mungesa e tij ndaj parizienëve do të ishte një goditje e rëndë për të.

Lajmi i mirë është se Mendy ka nisur të stërvitet me grupin dhe pritet që të jetë i pranishëm në Paris. Kundër Villarealit ai mund të aktivizohet për disa minuta për të mos ta rrezikuar. Prania e tij është shumë e rëndësishme për fazën mbrojtëse të ekipit madrilen. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?