Benzema mund i vetëm Chelsea-n dhe afron Realin në gjysmëfinale, Villareal shokon Bayernin (VIDEO)
Real Madrid hedh një hap drejt gjysmëfinales së Champions League, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm në Londër. Skuadra e Ancelottit triumfoi 3-1 në “Stamford Bridge” të udhëhequr nga një Karim Benzema në formë fantastike, me një tripletë personale.
Sulmuesi francez shokoi vendasit me dy gola në harkun e tri minutave në pjesën e parë, teksa në të dyja rastet goditi mjaft mire me kokë. Chelsea u mundua të rikthehej në lojë duke gjetur një gol në minutën e 40-të me Kai Havertz. Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Benzema gjeti dhe golin e tretë.
Francezi përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit Mendy, i cili në një moment pasigurie, nuk pasoi dot saktë për Rudiger, duke ia bërë të thjeshtë Benzema-s shënimin e golit të tretë personal. Chelsea me gjithë zëvendësimet nuk mundi të gjente një gol tjetër që do i mbante ende në lojë për kualifikim.
Villaeali shkaktoi surprizën e mbrëmjes, pasi mori një fitore 1-0 ndaj Bayernit në duelin e parë, por që në fakt do ta meritonte plotësisht. Danjuma gjeti golin e avantazhit në minutën e 8-të, duke devijuar një top në kuadrat pas një aksioni mjaft të mirë. Coquelin gjeti dhe të dytin në minutën e 40-të, por arbitri do ta anulonte për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Në fraksionin e dytë Gerard Moreno shpërdoroi dy mundësi të arta, Fillimisht nuk arriti të shfrytëzonte një dalje të gabuar nga porta të Neuer, ndërkohë që më pas do të godiste dhe shtyllën disa minuta më vonë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

