Benzema ndaj Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, Deschamps i jep fund aludimeve

Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e Kampionëve të Botës, Francës, të paktën me Didier Deschamps.

Është vetë tekniku francez që e zbulon një gjë të tillë, duke zbehur gjasat që të shikojmë sulmuesin e Realit të Madridit sërish në Shqipëri, në kuadër të takimit kualifikues të Euro 2020.

Është një vendim sportiv. Unë thjesht besoj se zgjedhja e tij nuk do të ishte e mirë për ekipin kombëtar,”- tha Deschamps në një dokumentar në “TF1”.

Benzema i ka bërë një start fantastik sezonit 2019-2020 me Realin e Madridit, duke shënuar 6 gola në tetë takimet e para të La Liga. Sulmuesi u përjashtua fillimisht nga Federata Franceze e Futbollit për përfshirjen e tij në shantazhin për një video me skena seksuale ndaj Mathieu Valbuena, vendim i cili u respektua nga bomberi dhe prej vitit 2015 nuk është pjesë e “gjelave”.

SHKARKO APP