Benzema surprizon Zidane, shfaqet në stërvitje para derbit

Karim Benzema u stërvit me grupin këtë të premte dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atleticos, që do të luhet të dielën në “Wanda Metropolitano”. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të shkurtuar diferencën me Los Colchoneros, që janë për momentin 5 pikë para, por dhe me një sfidë më shumë për të rikuperuar.

Benzema është shënuesi më i mirë i “Los Blancos”, me 17 gola sezonalë, 12 prej tyre në kampionat. Benzema u dëmtua në mes të shkurtit dhe tashmë ka humbur tri ndeshje për këtë shkak. Ai nuk luajti kundër Valladolid, Atalantës dhe Real Sociedad. Zidane besoi te rikuperimi i tij për derbin.

Dëmtimet kanë qenë te shumta te skuadra madrilene, pasi së fundmi listës së gjatë të infermierisë i është shtuar edhe Mariano. Gjithashtu jashtë fushave janë ende Hazard, Ramos, Carvajal dhe Mariano

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?