Bëri shqiponjën me duar para tifozëve serbë, UEFA përjashton nga Europiani gazetarin shqiptar

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga kampionati europian “Gjermani 2024” gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun.

Shkak për këtë vendim është bërë gjesti i gazetarit shqiptar në ndeshjen Serbi-Angli të luajtur më 16 qershor, i cili bëri me duar simbolin e shqiponjës para tifozerisë serbe. Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, dhe duke bërtitur “Kosova është Serbi”. Pas shqiponjës me duar, gazetari Arlind Sadiku u shpreh se “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe i kanë kërkuar UEFA-s që të merret masë. Mësohet se gazetarit nga Kosova i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot në ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as në përballjet e ekipeve të tjera për kampionatin evropianin.

SHKARKO APP