Berisha: E dimë rezultatin që duhet të arrijmë ndaj Armenisë
Etrit Berisha që ditën e parë kur trajneri Gianni de Biasi i besoi portën, ka bindur tifozët kuqezi se është ai padyshim portieri më i mirë i momentit dhe forma e tij ka ndihmuar ekipin tonë kombëtar të mbetet i pathyeshëm edhe në ndeshjen eliminatore “Francë 2016”. Ndodh edhe me portierët të mëdhenj, që shpesh mbeten jashtë vëmendjes kryesore, në rast të ndonjë suksesi, pasi fokusi përqendrohet tek sulmuesit dhe sidomos tek autorët e golave. Kësisoj, Bekim Balaj shënoi në Portugali golin e fitores për kuqezinjtë dhe Emir Lenjani ndaj Danimarkën në ndeshjen e dytë, por përballë këtyre dy ekipeve me emër në kontinent, Shqipëria pësoi vetëm një gol. Meritë padyshim e mbrojtjes dhe sidomos e portierit të Lacios dhe të ekipit tonë kombëtar Etrit Berisha. – “Ndeshja me Armeninë është shumë e rëndësishme për grupin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për ta fituar atë. Jemi të përqendruar dhe e dimë cili është rezultati që duhet të arrijmë të dielën,” – theksoi portieri Etrit Berisha. Gardiani 24 vjeçar i portës kuqezi vjen në këtë ndeshje si i s’kualifikuar për 10 ditë tek Lacios dhe është gjobitur me 15 mijë euro gjobë, për shkak se para firmës me ekipin italian të Seria A, kishte arritur një marrëveshje paralele edhe me Kievon. Megjithëse ai në shumicën e këtij sezoni ka qëndruar në stol, sepse Marchetti është preferuar para tij, në ato ndeshje që ka luajtur. Berisha ka treguar se është një portier i nivelit të lartë.
Prej ditës së djeshme, pas shpalljes së listës dhe konferencës për shtyp që dha trajneri Gianni de Biasi, kuqezinjtë kanë nisur në Durrës përgatitjet për ndeshjen e katërt eliminatore, ndaj Armenisë. Programi i stërvitjes, deri në prag të ndeshjes do të jetë:
E martë 24 mars:
ora 12:30 konference
ora 17:45 stërvitje
E mërkurë 25 mars:
ora 10:15 stërvitje
ora 12:30 konferencë
ora 17:45 stërvitje
E enjte 26 mars:
ora 10:00 stërvitje
ora 12:30 konferencë
ora 18:00 ndeshje miqësore
E premte 27 mars:
ora 12:30 konferencë
ora 17:45 stërvitje
E shtunë 28 mars:
ora 12:30 konferencë
ora 17:00 stërvitje
Stërvitjet janë të hapura për median vetëm 15 minutat e para
KOHA JONË SONDAZH

