FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e Atalantës

I lumtur që do të jetë pjesë e projektit të Atalantës. Etrit Berisha nuk e fsheh kënaqësinë, që klubi bergmask bleu përfundimisht nga Lazio kartonin e tij gjatë kësaj merkatoje, pasi dëshira e portierit të kombëtares shqiptare ka qenë një dhe e vetme të vazhdonte aventurën e tij me Atalantën.

Në një intervistë për mediat që qëndrojnë pranë klubit zikaltër, Berisha shprehu ndjesitë e tij të para, sesi cfarë do të thotë për të të jetë në cdo efekt një futbollist i Atalantës.

“Është dicka ndryshe të dish që nuk je duke luajtur në formë huazimi. Ndihem më i qetë dhe e gjithë vëmendja ime është te përgatitjet e skuadrës. Sezonin e kaluar sa më shumë kalonte koha aq më tepër shpresoja që Atalanta të më blente kartonin nga Lazio.Doja me cdo mënyrë të isha pjesë e këtij projekti pasi bëmë një sezon fantastik duke e mbyllur kampionatin në vendin e 4-t dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë, -deklaroi fillimisht gardiani kuqezi. Më pas Berisha foli edhe për faktin se cfarë ndieu në momentin që mësoi se ishte zyrtarisht një futbollis i Atalantës

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fund të sezonit të kaluar, bisedova me drejtuesit dhe e prisja dicka të tillë. Ndodhesha në shtëpinë time në Prishtinë kur mësova për zyrtarizimin e marrëveshjes. Jam i lumtur sepse dëshira ka qenë të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Te Atalanta kam raporte shumë të mira me trajnerin, drejtuesit e klubit dhe tifozët, theksoi në fund Etrit Berisha.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?