Berisha protagonist në Suedi, pret dy penallti dhe i jep Kupën ekipit të tij
Portieri shqiptar Etrit Berisha ishte protagonisti absolut i finales së Kupës së Suedisë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij Hacken ndaj Malmos, pas një ndeshjeje dramatike që u vendos pas gjuajtjeve të penalltive.
36-vjeçari ishte vendimtar në tri momente kyçe: priti dy penallti, shënoi vetë një gol nga pika e bardhë, dhe gjatë 120 minutave të lojës normale dhe shtesave, mbajti portën të paprekur me disa ndërhyrje vendimtare.
“U shfaqëm të qetë kur ndeshja shkoi te penalltitë. Në shtesë u përqendruam në mbrojtje dhe e dinim që jemi të zotët te 11-metërshat”, deklaroi Berisha pas finales.
Ky është një sukses i madh personal për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili u bashkua me Hacken vetëm dy muaj më parë si lojtar i lirë. Forma fantastike e Berishës do ta rikthejë në vëmendjen e trajnerit Sylvinho, i cili nuk e ka përfshirë në listën e fundit për dy ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë.


KOHA JONË SONDAZH

