Berlusconi: Mafia, Pizza dhe Milan, imazhet e Italisë në botë

Presidenti Silvio Berlusconi rikthehet të flasë për të ardhmen e klubit të Milan. Ai pas ndeshjes së fundit me Sasuolo thekson edhe një herë se është në kërkim të një ortaku që do të garantojë rikthimin e skuadrës në majë të futbollit Europian.  “Historia e Milanit është fantastike, bashkë me Realin e Madridit është skuadra më e titulluar në botë. Gjatë 30 viteve që drejtoj klubin, kemi arritur shumë suksese me Milan, që është shndërruar edhe në imazhin e Italisë. Dikur në një vend të Lindjes më dhanë se tre imazhet që përfaqësojnë Italinë në botë janë Mafia, Pizza dhe Sofia Loren. Sot ata thonë se janë Mafia, Pizza dhe Milani.” Më tej ai vazhdoi duke i thurur elozhe ekipit të tij. “Kam kuptuar që Milan përfaqëson një markë të fortë. Kemi 350 milionë tifozë në të gjithë botën. Shpresoj të gjej një financues që mund ta çojë përpara Milan me investime të reja. Në të kundër do të vazhdoj të jem president dhe do të ndërtoj një Milan të gjithin italian.”  Por të mos pyetej për trajnerin PIpo Inzaghi, në një moment shumë të vështirë për kuqezinjtë, ishte e pashmangshme.  “Pippo ka ndërtuar marrëdhënie shumë të mirë me grupin, por në disa raste kemi patur vizione të ndryshme. Megjithatë kjo është një çështje që do ta diskutojmë në momentin e duhur.”  Më tej “Kavalieri” shtoi se i ka kërkuar Inzaghit të aktivizojë të rinjtë, për kjo kërkesë e tij nuk ka marrë një përgjigje nga trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?