Berlusconi nuk duron më, shkarkon trajnerin Stroppa pas 5 humbjeve

Giovanni Stroppa nga sot nuk është më trajner i Monzës. Silvio Berlusconi dhe Galliani kanë vendosur që të shkarkojnë strategun, që udhëhoqi ekipin e tyre drejt 5 humbjeve dhe një barazimi në 6 javët e para.

Në një shënim zyrtar, klubi “falënderon trajnerin për rrugën e ndjekur së bashku, duke kulmuar me promovimin historik në Serinë A” dhe më pas i uron trajnerit “sukseset më të mira profesionale për të ardhmen”.

Adriano Galliani, administrator i deleguar i Monzës, ka zgjedhur Raffaele Palladinon, pasues të Stroppës. Ai do të bëjë debutimin të dielën në duelin ndaj Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?