Bernard Berisha bën që Challandes të pendohet, shënon dopietë në Rusi (VIDEO)

Bernard Berisha i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë trajnerit Challandes pas mungesës së ftesës. Sulmuesi i Kosovës shkëlqeu në përballjen e sotme ndaj Ufa-s të vlefshme për kampionat, duke realizuar dopietë dhe duke asistuar në triumfin 3-1.

Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, ishte padyshim, futbollisti më i mirë në fushën e lojës, duke bërë diferencën. Berisha hapi serinë e golave në minutën e 14-të, falë një penalltie të fituar nga vetë ai.

Në pjesën e dytë skuadra e Berishës dhe Roshit, arriti të realizonte dhe 2 herë të tjera. Fillimisht asistoi për Iljin në minutën e 68-të, teksa në të 77-tën, me një shpërthim fantastik, i la të gjithë me gojën hapur, duke dribluar edhe portierin. Roshi ndërkohë e ndoqi ndeshjen nga stoli.

https://twitter.com/i/status/1320401588175896577

 

https://twitter.com/i/status/1320422539395506177

SHKARKO APP