Bërnlei suprizon Sitin, skuadra e Guardiolës mban të hapur kampionatin (VIDEO)

Mançester Siti bën një tjetër hap fals në kampionat. Skuadra e Pep Guardiolës ka nënvlerësuar skuadron e Bërnleit në duelin e javës së 26-të, dhe në fakt e ka pësuar duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1.

Strategu spanjoll e nisi ndeshjen me 11-shen më të mirë, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Silvën dhe Sterling paskrahëve të Agueros, ndërkohë që De Bryne mbështeste herë pas herë aksionet sulmuese.  “Qytetarët” kaluan në avantazh që në minutën e 22-të me Danilon, i cili shënoi një gol fantastik. Mbrojtësi brazilian goditi nga një distancë rreth 30 metrash, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Pope.

Vendasit u mundua të reagonin, por 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë presioni i vendasve shtohet, ndërkohë që goli i tyre vjen në minutën e 82-të. Pas një aksioni të gjatë, Louton kroson në zonë për Gumundson, i cili kap në befasi portierin Ederson. Siti do të provonte deri në fund që të shënonte një tjetër gol, por Bërnlei u mbrojt shumë mirë /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?