Bërryli i kushton dy ndeshje skualifikim Di Marias, humb sfidën ndaj Milanit
Lajmet e këqija për Juventusin nuk kanë fund. Gjykata Sportive në Itali ka vendosur për ta skualifikuar me dy javë Angel Di Marian, i cili u ndëshkua me karton të kuq direkt ndaj Monzës.
Argjentinasi do të humbasë ndeshjen ndaj Bolognës dhe Milanit, për shkak të një bërryli që goditi kundërhstarin.
Një javë ndërkohë skualifikim për Brozovic,i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, ashtu si Mourinho, i cili nuk do të jetë në pankinë në sfidën e radhës ndaj Interit në “San Siro”. /R.Lika-Koha Jonë/