Besëlidhja e pamëshirshme, fundos Adriatikun me rezultatin e thellë 10-0 (VIDEO)

Besëlidhja ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Adriatikut, duke triumfuar me rezultatin 10-0 në Lezhë, në një ndeshje që u kthye shpejt në një festë golash për vendasit.

Skuadra lezhjane dominoi plotësisht takimin, duke e kontrolluar lojën që nga minuta e parë dhe duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit të reagojë. Rraboshta dhe Akansase ishin dyshja më e spikatur e sfidës, me nga tre gola secili, duke udhëhequr një ofensivë të pandalshme.

Në tabelën e shënuesve u shtuan edhe Kruja, Alcani, Ajazi dhe Vukaj, të cilët kompletuan një prej fitoreve më të thella në historinë e klubit lezhjan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Besëlidhja  nuk ndalet,fundos Adriatikun me rezultatin e thellë  10-0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?