Besëlidhja -Tërbuni dhe Lushnja- Bylis, për dy bileta në Superiore
Fitorja e Besëlidhjes në Mamurras, ndaj rivali direkt për ngjitjen në Kategorinë Superiore, dhe fitorja e Lushnjës në Berat ndaj Tomorit, si dhe ndalesat e Sopotit e të Dinamos në Grupin A kanë qartësuar më në fund ekipet si më favorite për një kategori më lart. Besëlidhja e Lezhës fitoi në Mamurras ndaj një rivali direkt me gol të Hoxhës dhe vështirë vënë në ndjekje të Tërbunit të Pukës që nuk ndalet as këtë javë dhe mban kreun e klasifikimit. Pas një hapi të gabuar një javë më parë, Lushnja rikthehet tek fitorja në Berat, ndaj Tomorit, me gol të Mikel Canka, duke treguar se është ajo një favorite kryesore për të rikthyer në elitë. Pas një sezoni, në një kategori më poshtë, Lushnja ashtu si Bylis do të rivalizojnë për të ngjitur në Superiore. Dinamo e Sopoti, po ashtu edhe Tomori me hapat falsë në ndeshjet e djeshme, thuajse kanë venitur shanset e tyre të ngjitjes në një kategori më lart.
Grupi A
Besa – Veleçiku 2-2
Shënues: Hasa 7’ Bajaziti 9’/ Pepa 42′, 65’
Kamza – Ada 1-0
Golat: Koleci (11-m) 95′
Iliria – Burreli 3-2
Shënues: Baku 34’ (11-m) Goxhaj 43’, Ajazi 84’/Pirani (11-m) 87’, 90’
Mamurrasi – Besëlidhja 0-1
Shënues: Hoxha 32′
Kastrioti – Tërbuni 1-2
Shënues: Hoxha 33’ /Greca 27’, Leka 38’
Tërbuni 46
Besëlidhja 44
Mamurrasi 42
Burreli 22
Iliria 20
Kamza 19
Besa 17
Kastrioti 16
Ada 15
Veleçiku 8
Grupi A
Dinamo – Pogradeci 1-2
Shënues: Allmuça (11-m)/Shkalla (aug.) 46’, Zeqollari 58’
Bylis – Naftëtari 3-1
Shënues: Shoshi 20’,Pepa (11-m) Hoxha25’/ Shoshi (aut) 50’
Luftëtari – Butrinti 0-0
Sopoti – Shkumbini 1-1
Shënues: Çaushaj 51’/ Magani 37’
Tomori – Lushnja 0-1
Shënues: Canka 71’
Klasifikimi
Bylis 32
Lushnja 32
Butrinti 28
Sopoti 27
Dinamo 22
Tomori 22
Pogradeci 22
Shkumbini 19
Luftëtari 18
Naftëtari 17
KOHA JONË SONDAZH

