Besiktas fiton në “frymën e fundit”, Asllani në fushë për 74 minuta
Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper Lig.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, e nisi sfidën si titullar dhe qëndroi në fushë për 74 minuta, ndërsa Milot Rashica u aktivizua nga stoli në minutën e 34-t, pas dëmtimit të El Bilal Touré.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën Beşiktaş kaloi sërish në avantazh me Orkun Kökçü në minutën e 58-të. Kur ndeshja dukej se po mbyllej, Bertuğ Yıldırım barazoi për vendasit në minutën e 88-të. Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe në kohën shtesë gjetën golin e fitores: pas një topi të kontrolluar nga Rashica, Mustafa Hekimoğlu realizoi për 3-2.
Pas 22 javësh, Beşiktaş ngjitet në vendin e pestë me 40 pikë, duke mbetur pranë zonës europiane.

KOHA JONË SONDAZH

