Besimi te Milani: Nkunku refuzon ofertën turke

Christopher Nkunku nuk është i entuziazmuar nga interesi i Fenerbahçes, duke preferuar të qëndrojë te Milani. Klubi turk ka bërë një ofertë telefonike, dhe Milani do të jepte dritën jeshile vetëm nëse do të vinte një propozim i shkruar për blerje përfundimtare ose me detyrim blerjeje, që të mos shkaktonte humbje financiare krahasuar me 37 milionë eurot plus bonuset e paguara Chelseat verën e kaluar. Megjithatë, Nkunku nuk është i tërhequr nga ideja për të shkuar në Stamboll, pavarësisht se atje do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Leipzig, Tedesco.

Nkunku është i kënaqur me eksperiencën e tij në Serie A, në një klub prestigjioz si Milani. Pas një fillimi të vështirë në Itali, për shkak të një përgatitjeje verore të papërshtatshme, disa kilogramëve të tepërt, një dëmtimi në këmbë dhe nevojës për t’u përshtatur me një kampionat të ri, ai ndjen se momentet më të vështira janë lënë pas. Dy golat kundër Veronës i kanë dhënë besim, dhe ai nuk është i sigurt nëse dëshiron të fillojë gjithçka nga e para në janar, pak muaj para Kupës së Botës, ku synon të marrë pjesë.

Për Nkunku, transferimi në Turqi do të ishte një hap prapa në karrierë në moshën 28-vjeçare, pasi nuk do të luante më në një nga pesë ligat kryesore të Evropës. Aspekti ekonomik nuk do të ishte vendimtar, pasi Milani i garanton pesë milionë euro neto në sezon, dhe Fenerbahçe nuk mund të ofronte shumë më tepër. Ai ka ndjerë gjithmonë besimin e trajnerit Allegri dhe shokëve të skuadrës, të cilët e inkurajuan duke e lënë të gjuante penalltinë e fundit. Lidhja e tij me bashkëkombësit Maignan dhe Rabiot, si dhe jeta në Milano, e bëjnë atë të anon nga qëndrimi te kuqezinjtë. Nëse Nkunku do të largohej, Milani do të kërkonte një sulmues të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?