Besnik Hasi rikthehet zyrtarisht në Belgjikë, merr drejtimin e …
Besnik Hasi, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, është trajneri i ri i KV Mechelen. Pas eksperiencave në klube si Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos, 51-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Mechelen deri në fund të sezonit.
Hasi ka tërhequr vëmendjen pas përvojës së tij në Arabi dhe njohjes së mirë të futbollit belg. Në vitin 2014, ai fitoi titullin dhe Superkupën si trajner i Anderlechtit.
Hasi kishte oferta më të mira ekonomike nga Arabia dhe Ludogoretsi, por ai zgjodhi Mechelenin me qëllim që të rikthehet në skenën e futbollit belg dhe të arrinte rezultate të konsiderueshme.
“Si lojtar dhe trajner, nuk ka qenë kurrë e lehtë të vija të luaja futboll këtu. Atmosfera është e mrekullueshme. Shpresoj ta ushqej entuziazmin te tifozët me mënyrën time të të luajturit futboll”, deklaroi Hasi pas zyrtarizimit si trajner i Mechelen.