Betejat e fundit të kryqytetit për titull, Partizani pret Laçin, Tirana në Fier

Partizani, pas dy fitoreve, e pret Laçin me tre mungesa shumë të rëndësishme. Mazrekaj dhe Fazliu janë në fazë rikuperimi nga dëmtimi dhe kapiteni Nexhipi është i pezulluar për arsye kartonësh. Në prag të ndeshjes së javës së 28-të në Kategorinë Superiore, trajneri Shpëtim Duro, pavarësisht mungesës së tyre beson tek fitorja. – “Kontigjenti i lojtarëve që kemi në dispozicion jam shumë i sigurtë, që do t’i zëvendësojnë denjësisht mungesat për këtë përballje. Faza e katërt është deçizive dhe shumë e rëndësishme. Ndeshjet duhen parë me vëmendjen maksimale. Nuk duhen bërë hapa fals. Aktualisht jemi të përqendruar në ndeshjen e së dielës, ku përball kemi një ekip i cili ka treguar një dhe ecuri shumë pozitive në kampionat,” – theksoi Duro. Partizani, pas fitores në derbi ndaj Tiranës dhe asaj të fundit me Elbasanin, është rikthyer në garë për titull. – “Objektivi ynë i vetëm në këtë përballje është fitorja. Raçiç po tregon një formë shumë të mirë dhe sigurisht ka dhënë kontributin e tij në skuadër me golat e shënuar, të cilët kanë qenë deçiziv në shumë ndeshje, por kjo jo vetëm meritë e tij por e të gjithë grupit. Jam i kënaqur me lojtarët që kam në ekip, të cilët po tregojnë ecuri pozitive,” – thotë Duro. Partizani barazoi 1-1 në ndeshjen e fazës së tretë në Laç dhe u eliminua nga kjo skuadër në takimin e vlefshëm për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ka pasur akuza që Laçi dhe Partizani kanë arritur në një marrëveshje që të kuqtë të fitojnë ndeshjen e kampionatit, gjithsesi  në kampin e Partizanit ajo histori ka marrë fund dhe tashmë shihet para për të arritur kryesimin. Tirana do të luajë në “Loni Papuçiu” të Fierit ku synohet fitorja që ka munguar në dy ndeshjet e fundit. Trajneri Gugash Magani mori votëbesimin e klubit deri në fund të kampionatit, pasi dha dorëheqjen dhe u rikthye sërish në stol pas ndeshjes derbi me Partizanin. Fitorja ndaj Apolonisë në Fier shihet si shansi i fundit i Tiranës për të shpresuar ende tek titulli kampion, pasi tre ekipet e tjera me të cilat rivalizon luajnë brenda fushës së tyre me kundërshtarë pa objektiva dhe më të sigurtë për të marrë maksimumin e pikëve.    

Kategoria Superiore

Sot / Java e 28-të

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi-Vllaznia               14:00

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta-Flamurtari            14:00

 Skënderbeu-Elbasani    17:00

22 mars

Partizani- Laçi                17:00

 Apolonia-Tirana            14:00

 

Klasifikimi

Skënderbeu       57

Kukësi                 55

Partizani              53

Tirana                  51

Laçi                     50

Flamurtari           34

Vllaznia               30

Teuta                   20

Apolonia              16

Elbasani              13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?