Betis i shkakton humbjen e parë Xavit në krye të Barcelonës (VIDEO)
Xavi pëson disfatën e parë nën drejtimin e Barcelonës. Skuadra katalanase ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi 0-1 ndaj Real Betis, duke komplikuar dhe më shumë pozitat e saj në kampionat.
Strategjia për të lënë pushim disa titullar për ndeshjen e Championsit ndaj Bayernit, nuk rezultoi e zgjuar. Në minutën e 79-të, Betis doli me një kundërsulm spektakolar, duke arritur që të finalizonte në mënyrën më të mirë me Juanmi.
Minutat e mbetura nuk mjaftuan për katalanasit që të gjenin qoftë golin e barazimit. Betis ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë, ndërkohë që Barcelona mbetet në të shtatin me vetëm 23 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

