Bie teoria e virologut belg, reagon futbollisti: E pamundur të luash me gojën mbyllur!
Propozimi i virologut belg Van Ranst për të luajtur me maska ka krijuar debate dhe një përgjigje të pakundërshtueshme nga Nicaragua, ku kampionati vazhdon rregullisht.
“Është një propozim i parealizueshëm e absolutisht jashtë logjike – ka komentuar lojtari uruguaian Bernardo Laureiro -, të luash me gojën të mbyllur”.
Laureiro është një nga të paktët lojtarë që është i detyruar të zbresë në fushë e pikërisht në formë proteste, kundër Diriangén, kishin luajtur me maska në fytyrë.
“Ishte një makth. E bëmë fillimisht në shenjë proteste, por nuk bëhet. Unë rezistova vetëm 15 minuta, pastaj mu desh ta hiqja maskën për të evituar mbytjen. Të duket sikur nuk ke mjaftueshëm oksigjen e temperatura bëhet e padurueshme.
Të mungon ndërrimi i nevojshëm i ajrit e ke ndjesinë që mushkëritë nuk arrijnë të marrin oksigjenin e duhur. E kuptoj nevojën për të studiuar masa që të mbrojnë shëndetin e lojtarëve por është e pa mendueshme të luash me gojën të mbyllur”, u shpreh Laureiro.