Bilanc lufte në Kamerun-Komoro, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kupën e Afrikës ditën e djeshme, në ndeshjen mes Kamerunit dhe Komoros. 8 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur rëndë për shkak të rrëmujës së krijuar në hyrje të stadiumit nga tifozët që kërkonin me çdo kusht të ndiqnin ndeshjen në impiantin e kryeqytetit të të Kamerunit, Yaounde.
CAF është duke hetuar ngjarjen e ndodhur në hyrje të stadiumit, ku lejoheshin 50 mijë tifozë për shkak të masave anti-Covid.

KOHA JONË SONDAZH

