Bilbao eliminon Barcelonën në Kupën e Mbretit pas 120 minutash lojë (VIDEO)
Athletic Bilbao eliminon Barcelonën në Kupën e Mbretit duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Skuadra baske fitoi 3-2 pas 120 minutash lojë. Ndeshja nisi me gla dhe u mbyll me gola.
Munain zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të, ndërkohë që Barcelonë u kundërpërgjigj me Ferran Torres në të 20-ën. Bilbao u rikthye sërish në avantazh me Martinez 4 minuta nga fundi, por në kohën shtesë, Pedri rivendosi baraspeshën.
Në minutën e 105-të, vendasit fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Munain.
KOHA JONË SONDAZH

